“Ilir Meta provokues”, mediat greke akuzojnë presidentin: Ambasada greke i ka kërkuar shpjegime

- Advertisement -

Reagime të ashpra, me akuza për provokim ndaj presidentit Ilir Meta, kanë botuar sot mediat greke, në komentet e tyre për ekspozitën kushtuar Çamërisë, të ekspozuar në kangjellat rrethuese të institucionit të Presidencës.

“Provokues, Ilir Meta shfaqet mes hartave dhe fotove që flasin edhe për gjoja pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia!”, kështu shkruhet në artikullin e publikuar nga “Protothema”. “Ekspozitë” provokuese në të cilën prezantohen foto dhe harta për të ashtuquajturin “gjenocidi i çamëve” por edhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”, shkruan Efimerida.

Në këtë frymë kanë shkruar thuajse të gjitha mediat greke, të cilat botojnë edhe foton e presidentit Meta duke ndjekur ekspozitën. Sipas këtyre mediave, Ambasada Greke në Shqipëri ka reaguar ashpër duke kërkuar nga Presidenca sqarime lidhur me këtë ekspozitë. Ekspozita përkujtimore e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, është e aksesueshme për publikun prej disa ditësh në kangjellat e Presidencës, ku çdo kalimtar përmes fotove dhe hartave mund të rikujtojë një pjesë të historisë. Mediat greke kanë reaguar sot, ndërsa ende nuk kemi një reagim zyrtar nga presidenca.

/BallkanWeb/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...