Mbrëmjen e së mërkurës
rreth orës 20.30 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1.
Duke luajtur me shokë kontakti me rrymën elektrike ka rrezikuar seriozisht jetën e një vogëlushi 4 vjeçar me inicialet Z. O. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Menjëherë është shoqëruar në urgjencën e spitalit civil të qytetit të Sarandës, ku aty ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak fëmijës. Një angazhim dhe përkushtim maksimal i mjekve Besnik Shabanaj, anestezisti Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, fëmija i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes dhe aktualisht, sipas burimeve spitalore të Sarandës, ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.
Opinioni publik dhe komuniteti sarandjot përgëzon dhe falënderon sinqerisht dhe përzemërsisht përpjekjet profesionale dhe përkushtimin me betimin e Hipokratit, për këtë akt human.
I rrëmbehet kthetrave të vdekjes 4 – vjeçari
- Advertisement -