I riu nga Derviciani kapi kryqin të hedhur në det, në Ditën e Ujit të bekuar(Video)

- Advertisement -

Paraditen e së premtes dhjetëra besimtarë ortodoks të qytetit dhe jo vetëm ndoqën në Kishën “Shën Harallambi “ në Sarandë ceremoninë e Ujit të bekuar, organizuar nga grupi i klerikëve, atashuar pranë saj. Në këtë ceremoni mernin pjesë besimtarë ortodoks, por edhe besimtarë të fesë myslimane. Merrte pjesë gjuthashtu edhe deputeti i Sarandës njëherêsh mjeku Niko Kuri me familjen. Më pas kortezhi ju drejtua bregut të detit ku dhe u organizua ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Për të garuar në këtë ceremoni ishin në gatishmëri tre të rinj, të cilët u hodhën në ujë për të kapur kryqin që në momentin e parë kur prifti e hodhi atë në ujë. Në këtë garë triumfoi Andrea Baruta nga Derviciani, i cili para kamerës shprehu kënaqësinë që ishte i pari që kapi kryqin, një ëndërr të cilën ai e bëri realitet. Në fund ai uroi që njerëzit të kenë shëndet për këtë vit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...