I braktisur nga familja, në situatë rruge, bashkia i vjen në ndihmë 67 vjecarit

Një i moshuar në situatë rruge është gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës. Pas informacionit nga një qytetar se në mjediset e jashtëme të një pallati në lagjen nr1 të qytetit ndodhej një i panjohur në gjendjen e një endacaku kanë shkuar në vend sherbimet e policisë bashkiake. U morën masat dhe pas kontrollit mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore u strehua përkohësisht në konviktin e shkollës së mesme. Drejtoresha e konviktit së bashku me personelin vunë në dispozicion akomodimin e qytetarit endacak në një dhomë të vecantë. Përmes kartës së identitetit, që qytetari e kish me vete mësohet se ai është Ylli Sulejmanasi, 67 vjec, me origjinë nga Staraveci i Dibrës. Mësohet se 67 vjecari ka qenë i martuar në Bajkaj të Delvinës. Eshtë baba i dy djemve, ka qenë coban me bagëti dhe pas divorcit është braktisur nga familja. Në bisedë me të ai tregon jetën e tij dhe falënderon për ndihmën që iu dha në kushtet e të qënit të tij i braktisur dhe në rrugë.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...