“Heshtja”/ Lejuan ndërtimin pa leje të një pallati 7-katësh në Sarandë, dy inspektorë janë shpallur në kërkim

- Advertisement -

NJOFTIMI I POLICISE
Shpallen në kërkim dy shtetas.
Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “HESHTJA”, është arrestuar shtetasja R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “HESHTJA”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë. Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Dritat e pemës së Krishtlindjeve në Athinë, ndizen nga Kryebashkiaku Gurma

Sot në Athinë pak orë më parë... Të gjithë bashkë...

U prezantuan kandidatët e primareve në Sarandë: Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso

Katër kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë...

Çfarë do ndodhë me temperaturat? Dhjetori vjen me reshje, kthesa e madhe që pritet tashmë

Dhjetori nis si një vijimësi e vjeshtës, me mot...