Hebrejtë e Delvinës dhe të Sarandës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.(Video)

- Advertisement -

27 janari njihet si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ku 6 milion hebre u zhdukën nga nazistët gjerman nëpër kampet shfarosëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes Rezolutës 60/7 shpalli 27 Janarin Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (International Holocaust Remembrance Day).

Ajo deklaron, se “Holokausti, gjatë të cilit u vranë një e treta e popullit hebre si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, në të gjitha kohërat duhet t’u shërbejë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziqet e urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin aplikuar kohë më parë këtë ditë përkujtimore.Përse 27 Janari?

Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin nacoionalsocialist të  Përqendrimit dhe Shfarrosjes Auzhvic-Birkenau.

Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 përqind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe varsjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milion hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nacionalsocialist.

Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: “Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen. Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t’i kemi parasysh këto shenja paralajmërShqipëria ishte ndër ato të pakta shtete në botë që strehuan hebrejtë dhe nuk i dorëzuan gjermanëve. Në përfundim të luftës numuri i hebrejve në vëndin tonë ishte më i madh se ai i para luftës, 2000. Edhe në Delvinë dhe në Sarandë kishte familje hebreje, të cilat gjetën mbështetje dhe përkrahje në popull. Po sjellim dëshmitë e Dilaver Beqirit , delvinjoti që ka jetuar me hebrejtë e Delvinës dhe Nessin Kohen, pinjolli i familjes Kohen në Delvinë. Tregimet e tyre janë mjaft interesante dhe ju hapin horizont për hebrejtë në Delvinë dhe Sarandë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...