Greqi: Vrasja në Andravidë: Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore – Qëlloi prindërit në kokë dhe mbyti fëmijët

- Advertisement -

Ka përfunduar pasditen e sotme në Patra ekspertiza mjeko-ligjore e trupave të Armando dhe Maria Klocit dhe fëmijëve të tyre një e dy vjeç, të cilët u vranë të mërkurën në shtëpinë e tyre në Andravidë. Mjekja mjekoligjore Angeliki Tsiola , e cila kreu ekspertizën mjeko-ligjore, bëri të ditur se fëmijët kanë vdekur duke u mbytur, pasi autori duket se u ka mbyllur hundën dhe gojën, ndërsa prindërit janë qëlluar me armë zjarri . Nëna ka marrë një plumb, ndërsa babai është qëlluar dy herë në kokë me pistoletë. Gjithashtu, duket se prindërit janë vrarë në dhomën e gjumit, të cilët nga dera e brendshme janë tërhequr zvarrë në depo të shtëpisë, ndërsa koha e krimit është përcaktuar rreth orës 5 të pasdites. Ndërkohë , policia vijon hetimet për kapjen e një burri, 57 vjeçar, banues në Andravidë, i cili konsiderohet si personi “kyç” për hetimin e rastit dhe gjurmët e tij janë zhdukur që prej mbrëmjes së të mërkurës së kaluar.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...