Gjykata e Sarandës rrëzon kërkesën e grabitësve të noterit Thoma Kaci, nuk u pranon provat

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës ka rrëzuar  dje, në 24 nëntor, kërkesën  e të dyshuarve si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci. Në 16 nëntor  në Gjykatën e Sarandës ishte rregjistruar kërkesa  e Oltion Kolonjës dhe Vladrias Himajt, dy prej të arrestuarve, me objekt: “kërkesë për  sigurim prove”. Nuk është bërë  publike se cfarë  prove të re paraqiten dy të dyshuarit që donin ta siguronin për ta futur brenda dosjes hetimore, por në 24 nëntor gjyqtari  Alban Vecani ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesës. Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Gjirokastër duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.

Për grabitjen me armë të 20 mln lekëve në banesën e noterit Thoma Kaci mbahen të arrestuar Oltjon Kolonja allias Oltjon Pulaj, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...