Gjermania i jep goditjen më të rëndë Putinit pas pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

Pavarësisht pakënaqësive që ka sjellë më tani në Ukrainë dhe qarqet Perëndimore hezitimi i Gjermanisë për të furnizuar me armë ushtrinë ukrainase, duket se do të jenë gjermanët ata që do japin goditjen më të rëndë Rusisë pas nisje së luftës. Gazeta gjermane “Spiegel”, duke iu referuar burimeve qeveritare se Ministria e Ekonomise ka ndaluar procesin e miratimit për gazjellësin e shquar “Nord Stream2”, i cili sjell gazin nga Rusia për në Europë nëpërmjet Gjermanisë. Sipas gazetës gjermane, ministrI Robert Habeck udhëzoi institucionet e vartësisë që të tërheqin certifikatën e dhënë fillimisht pozitiv për miratimine e këtij gazsjellësi. Ky është dokumenti final që miraton futjen në punë të një gazësjellësi. Çertifikata, e cila u lëshua nga qeveria e mëparshme në fund të tetorit, ka të bëjë me sigurimin e furnizimit të Gjermanisë me gaz natyror, e cila, sipas pikpamjes së asaj kohe nuk rrezikohej nga vënja në punë e “Nord Stream 2”.

Sipas letrës së Robert Habeck, me rrishikimin e situatës gjeostrategjike, ajo nuk është më e tillë dhe Rusia përbën rrezik për Evropën dhe Gjermaninë. Pezullimi i gazësjellësit “Nord Stream 2”,cilësohet si goditja më e forte ekonomike që mund t’i jepet Rusisë pas asaj ushtarake, duke i shkaktuar oligarkëre rusë miliarda dollarë humbje, ndëkohë që i heq Putinit nga duart mundësinë për të shantazhuar Evropën me gaz.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...