Një person është gjetur i vdekur këtë mesditë në Delvinë.
Në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi Vilson Alushi, alias Vasil Alushi, 68 vjeç, banues në Delvinë.
Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij. Në 2007 ky person ka djegur makinën e tij në qendër të Delvinës pas një basti të hedhur para ndeshjes Shqipëri – Holandë. Gjithashtu ky
shtetas ka qenë edhe i arrestuar në vitin 2009 për “Kundërshtim të forcave të policisë”. 68 vjeçarit Vilson Alushi në vitin 1994 i ka vdekur edhe një vëlla, i cili u vra me thikë nga babai i tij Xhafer Alushi. Në 2004 nëna e tij Bedrie Vejzati tentoi të vriste burrin e saj Xhafer Alushi. por nuk mundi, vetëm sa e plagosi.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
