Gjendet 107 kg marijuanë në brigjet e Prevezës, vlera e saj nëse do shitej në tregun grek

- Advertisement -

Janë gjetur në brigjet e Prevezës 107 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar nga policia Igumenicës dhe policia kufitare e Filatit.

Droga e gjetur ishte e fshehur në shkurre, në afërsi të plazhit. Ajo ishte e vendosur brenda 3 çantave e ndarë në 14 pako.

Dyshohet paraprakisht se droga është hedhur nga një mjet lundrues dhe pritej të merrej nga trafikantët që do të mbërrinin nga toka.

Policia e Igumenicës dyshon se kjo sasi ka lidhje edhe me sasinë prej 256 kg e 310 gram marijuane të kapur një ditë më parë pranë të njëjtit vend.

Policia dyshon se e gjithë sasia prej 364 kg marijuane ka mbërritur përmes detit.

E gjithë sasia prej 364 kg nëse do të shitej në tregun grek, do të kapte vlerën e rreth 900 mijë euro me vlerën aktuale të marijuanës në Greqi.

/sarandalife.al/

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...