Finiqi dhe Tatzati pret vizitorët e parë të 2022

- Advertisement -

Në 18 shkurt 2022 mes Bashkisë Finiq dhe asaj Sarandë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në fushën e turizmit. Krejt rastësisht në këtë ditë Finiqi pati dhe vizitorët e parë për këtë vit dhe ata ishin një grup i ardhur nga Tirana për të eksploruar vlerat turistike në Bashkinë Finiq dhe Delvinë. Pas vizitës në Finiq, grupi shkoi në mrekullitë e Tatzatit, aty ku burron lumi i Kalasës.
Ja se ç’na tha një nga pjesëtarët e këtij grupi.Unë së bashku me miket e mia të grupit ‘I Love HR’ dhe mentoren tonë Elida Motro Iljazi (Emi Coaching and Consulting), erdhëm një natë më parë në Sarandë, dhe u akomoduam në një apartament. Si në Finiq dhe në Tatzat na shoqëroi Lorenci, një djalë shumë i përgatitur që na dha mjaft informacion për dy destinacionet tona.
Qëllimi ynë ishte që një ndër temat tona të trajnimit që unë ndjek me Emi CC, tashmë prej 9 muajsh, ta trajtonim në një mjedis sa shlodhës aq edhe me vlera të larta për nga historia siç është Finiqi dhe pasuritë arkeologjike që ne pamë aty dhe më pas të drekonim dhe të vizitonim dhe natyrën fantastike që të ofronte Tatzati.Unë pas kësaj përvoje kaq shlodhëse dhe padyshim mbresëlënëse, do të kthehem sërisht për ta vizituar Tatzatin me familjen time.
Unë kam dy fëmijë të vegjël, të cilët do të kënaqen shumë me natyrën që të ofronte ajo zonë dhe gjithashtu ushqimi bio që është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne.

Anisa

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...