Euroferry Olympia: Katapulta është ende e mbyllur – Hetimet për 3 drejtuesit janë në vazhdim

- Advertisement -

Ka shkuar në tetë numri i të vdekurve në anijen fatale “Euroferry Olympia”, pasi pasditen e së premtes (25.02.2022) janë gjetur edhe dy trupa të tjerë. Hetimet e forcave të EMAK-ut vazhdojnë edhe ditën e sotme, ndërsa tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Anija “Euroferry Olympia”, e cila mori flakë në orët e para të 18 shkurtit në afërsi të Korfuzit, është ankoruar në portin e Platigiali në Etoloakarnania, me ekipet e shpëtimit për një ditë tjetër në përpjekje për të zhbllokuar kapakun.
Bazuar në listën e pasagjerëve, janë në kërkim edhe tre persona të tjerë, por nuk përjashtohet mundësia që emigrantë të jenë fshehur në gropat e anijes për të kaluar ilegalisht drejt Italisë. Deri më tani nga anija fatale janë shpëtuar 281 persona.

Në fund, vlen të theksohet se për 8 trupat e identifikuar deri më tani, shkaqet e vdekjes, sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, janë të karbonizuar ose djegur.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...