Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloderi”, dy në pranga

- Advertisement -

Eshtë finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë operacioni i koduar “Volloderi”. Qëllimi i operacionit ishte goditja e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”. Gjatë operacionit është zbuluar një mjedis i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Për rrjedhojë janë vënë në pranga 2 punonjës të OSHEE-shtetasit Vasfi Sali, 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Gazi Hoxhaj, 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: Klodian Omeri, pronari i magazinës dhe Klajdi Miziri, i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...