Atleti Alush Çukari përshkoi me vrap në distancën Sarandë – Delvinë në përkujtim të artistes Hajrie Rondo Veizi( Video).

Në përkujtim të artistes delvinjote Hajrie Rondo Veizi sot atleti Alush Çukari ka përshkuar sot me vrap distancën Sarandë – Delvinë.
U nis nga sheshi në qendër të Sarandës. Tek Ura e Gajdarit atletin e shoqëroi deri në finish një makinë policie e Delvinës dhe një ambulancë.
Vetë atleti Alush Çukari u shpreh se vrapimin e ditës së diel e bëri i motivuar nga figura e aktores Hajrie Rondo e në kujtim të veprës së saj.
Kjo iniciativë të atletit Çukari u përkrah edhe nga Sektori i Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Delvinë.
Në Sheshin e Delvinës qytetarë,stafi i Bashkisë, Sektori i Kultures pritën atletin Çukari.
Tufën me lule që iu dhurua atleti e vendosi tek busti i aktores njëherësh bijës delvinjote Hajrie Rondo Veizi. Atleti në bluzën e veshur kishte foton e Aktores Hajrie Rondo Veizi.
Gjithashtu Kryetarja e Bashkisë së Delvinës znj. Majlinda Qilimi, ka hedhur këtë status në profilin e saj në facebuk:
Majlinda Qilimi
Atleti sarandiot Alush Çukari përshkoi sot me vrap rrugën Sarandë – Delvinë.
I motivuar nga figura e aktores Hajrie Rondo e në kujtim të veprës së Saj, atleti ndërmori këtë inisiativë e cila u përkrah edhe nga Sektori i Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Delvinë.
Duke e falenderuar Alush Çukarin i urojmë suksese të mëtejshme e arritje sa më të larta në atletikë!
- Advertisement -

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...