Feston 66-vjetorin, aktori shqiptar zbulon ëndrrën e madhe! Pjesë edhe Margarita Xhepa

- Advertisement -

Aktori i njohur Karafil Shena rrëfeu ëndrrën e tij më të madhe për të realizuar një shfaqje në Mesopotam.

Shena tha se dëshiron të sjellë një vepër, me të cilën ka punuar prej më shumë se 6 vitesh, pjesë e së cilës do të jetë edhe aktorja e mirënjohur, Margarita Xhepa.

“Është një vepër që kam mbi 6 vjet që punoj me të. Biles kam biseduar dhe me Margarita Xhepën, i ka pëlqyer dhe kemi bërë një kontratë. I kam thënë që deri 96 vjeçe do ta luash nënëmadhen se s’bën. U entuziazmua.

Frymëzimi më ka lindur për një libër nga Thoma Sterjo, që ka përkthyer në greqisht këngën popullore shqiptare”, tha Shena.

Ai zbuloi gjithashtu edhe emrin e shfaqjes, ndërsa preferoi të linte surprizë aktorët e tjerë me të cilën po bashkëpunon.

“Ka edhe aktorë të tjerë por nuk dua t’i zbuloj tani. Shfaqja quhet “Dili”, ka një kor me rreth 15 veta sepse është në stilin e teatrit antik grek.Kam menduar edhe me muzikë live, duhet të jetë në skenë, dhe orkestrantët do të jenë njëkohësisht edhe aktorë”, shtoi Shena./albeu.com/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...