Festimet e fundvitit: Vit me pleqëri të bardhë dhe vitalitet për të moshuarit

- Advertisement -

-Të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente shkëmbyen urime dhe ngritën shëndete për Vitin e Ri 2022. Për t’’u dhënë urimin e tij për pleqëri të bardhë dhe me vitalitet, mes të moshuarve shkoi edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma. “Jemi pranë jush jo vetëm në festa, por në çdo ditë të vitit, që ju të mos ndjeheni vetëm, por të rrethuar nga vlerësimi e respekti ynë dhe i shoqërisë”, u tha atyre Kreu i Bashkisë Gurma, duke kujtuar atë eksperiencë asistimi që nuk mungoi as në kushtet e izolimit të shkaktuar prej pandemisë. Ai falenderoi fondacionin “Shpresë për Botën”, për asistencën e vazhdueshme që u ofron të moshuarve të këtij institucioni social. Po ashtu, mirënjohës u shpreh për stafin që ofron shërbime dhe dashuri në Qendrën Ditore Polivalente. Ishte e tëra një festë e vogël në këtë prag të ndërrimit të viteve kur u trokitën gotat dhe u shkëmbyen urime të ngrohta për një vit të ri 2022 plot shëndet e mbarësi”, – shkruhet në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...