Fermerët tek mandarinat e Konispolit: Cmimet janë rritur për cdo sherbim që kërkon mandarina, ndërkohë që cmimi i vetë prodhimit bie cdo ditë.

- Advertisement -

Fermerët e kultivimit të agrumeve, kryesisht të mandarinave në bashkinë e Konispolit janë tashmë në sezonin e vjeljes së prodhimit, janë në atë ankthin e orës apo ditës për të bërë të mundur tregtimin e prodhimit ku dhe kur. Krahasuar me një vit më parë prodhimi është më i pakët, na thanë fermerët, ndërkohë që cilësia është më e mirë. Në magazinën e grumbullimit të agroniznesit në Rrah të Konispolit ndihej sezoni i tregtimit të mandarinave. Fermerët nga parcelat e tyre sillnin këtu mandarinat për grumbullim.
-Jam fermer nga Cifliku. Erdha këtu mora arka për t’i mbushur me mandarina për t’i sjellë nesër këtu tek magazina. Mandarina sivjet nuk ka shumë prodhim por është cilësore. Duhet thënë që shteti nuk ka bërë asgjë për ne fermerët e mandarinave, jo sot për vite me radhë. Cfarë kemi bërë i kemi bërë me forcat tona. Shteti nuk ka bërë asgjë vecse na vjel. Subvencionimet nuk i shohim, naftë vjet gjysmat morën, të tjerë jo, për rrugët do vesh në bashki dhjetë herë që të vijnë të të rregullojnë një copë rrugë se na bëhen makinat copa, por edhe për kanalet kulluese që nuk janë interesuar fare. Cmimi i mandarinës deri tani është i mirë, nëse do bjerë më poshtë jemi me humbje, na tha fermeri Ulsi Sulo. -Kam ardhur nga Elbasani për të punuar këtu. Kam rreth 3-4 vjet që në këtë periudhë vi këtu pasi nuk shkoj dot në Greqi. Marrëdhënia me pronarin e mandarinave është korrekte, paguhemi rregullisht për punën që bëjmë, tha Denis Bardhi, punëtor sezonal. Për biznesmenin Arjol Shero, njëherësh edhe pronar i magazinës, mandarina sivjet është cilësore por e pakët.
“Krahasuar me një vit më parë prodhimi është i pakët por cilësia është më e mirë. Ne si magazinë agrobiznesi e grumbullojmë mandarinën nga fermerë nga gjithë bashkia e Konispolit. Tregjet kryesore jashtë vendit janë Cekia,Polonia, Ukraina, Rumania, kryesisht nga vendet e Europës Lindore. Kemi kontrata të lidhura me kompani të ndryshme, gjithësesi këtë vit kemi lidhur edhe kontrata të reja. Fermerët këtë vit, sipas Arjol Sheros kanë hasur edhe pengesa. Në përgjithësi fermerët e Konispolit u shërbejnë mandarinave non stop dhe u bëjnë një sherbim të përkryer bimëve të tyre se me to mbajnë familjet, prandaj edhe mandarina e Konispolit është edhe më e mirë. Gjithësesi fermerët kanë hasur vështirësi ndërkohë që vitin që vjen do të kenë më shumë, e parë kjo tek cmimi i pesticideve që janë rritur shumë ndërkohë që cmimi i mandarinave bie. Cmimet janë rritur për cdo sherbim që kërkon mandarina, ndërkohë që cmimi i vetë prodhimit bie cdo ditë. Cmimi i mandarinës deri tani është i kënaqshëm por sasia e prodhimit është e limituar, është e nebojshme të krijohet një përvojë burse me cmimet si në vendet e tjera, ditore, javore. Cmimet vendosen nga tregtarë të ndryshëm sipas interesave të gjithësecilit. Ne nuk fitojmë asgjë nga shteti dhe shteti nuk e ka kthyer asnjëherë kokën as nga pikat e grumbullimit e as nga fermerët, na thotë Arjoli. Mandarinën si prodhim të gjithë e duam, e pushtetarët ndoshta më shumë , por a nuk duhet të kthehet syri edhe nga këta fermerë për të plotësuar ato kërkesa që ata kanë. Në cdo sezon kur vimë pranë tyre ata shprehin pa ndrojë dhe kërkojnë atë që e kanë të drejtë në sektorin e bujqësisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...