“Euroferry Olympia”: Një trup i djegur u gjet brenda një kamioni.

- Advertisement -

Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të Euroferry Olympia nga personat e EMAK-ut. Sipas informacioneve, shkarkimet e dyoksidit të karbonit brenda anijes kanë rënë dhe kështu shpëtimtarët e EMAK kanë arritur të futen në garazhin 2. Aty gjetën kufomën e djegur të një burri në një kabinë kamioni. Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia në kamioni me targa lituaneze.Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, ishte shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon. Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.Pak pas orës 15, shpëtimtarët e EMAK-ut u desh të hipnin sërish në anije, duke kërkuar të mbijetuar. Kur hapën dyert e papërshkueshme nga uji të garazhit 2, atyre iu desh të prisnin që të pastrohej atmosfera në mënyrë që të mund të hynin në të dhe të përpiqeshin të gjenin ndonjë drejtues mjeti që mund të ishte bllokuar atje.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...