Erë rreth 70 km/ orë e rreshje të dëndura shiu parashikohen në Sarandë

- Advertisement -

Metereologët shqiptarë parashikojnë se  do të ketë rënie të temperaturave duke filluar nga e premtja. Sipas  Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” I ftohti do të kulmojë të dielën dhe do të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme.

“E premtja dhe e shtuna do  sjellë një rënie me 1 dhe 2 gradë, ndërsa dita e dielë do të ketë ndryshim total në temperatura. Temperaturat do të jenë tipike dimri nga 1 gradë në zonat malore, dhe maksimalet do të jenë jo më shumë se 19 gradë”, ka thënë Porja.

I ftohti parashikohet  të ndjehet më tepër dhe për shkak të stuhive të erës që parashikohet të përfshijnë vendin. Më problematike, tregon meteorologia, Lajda Porja situata do të jetë në zonat jugore.

“Kryesisht qarku i Vlorës dhe i Sarandës ku shpejtësia e erës do të jetë 65 km- 70 km në orë.”

Në jug dhe veriperëndim të vendit nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

 “Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat jugore, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Reshje do të ketë gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e të dielës”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Pra tetori parashikohet të mbyllet si një muaj tipik vjeshte.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...