- Advertisement -
Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi Aurel Brami,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale Aristidh Buzaj.
Si pasojë e përplasjes të dy janë plagosur dhe kanë fraktura në trup dhe për një ndërhyrje më të specializuar mjekësore do të nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në qendër të Xarrës.
/sarandalife.al/
