Edukim përmes kulturës

- Advertisement -

“Monumentet e Kultrës në Zonën e Konispolit” ka qënë tema e orës së hapur mësimore të organizuar nga Specialistët e Trashëgimisë Kulturore të Sarandës me nxënës të shollës 9-vjeçare “Mehmet Xhaferi” Xarrë, Sarandë. Gjatë orës së hapur të zhvilluar në shkollën “Mehemet Xhaferi” Xarrë nga specialistët e sektorit të kulturës Sarandë u evidentuan monumentet e kulturës në Bashkinë Konispol.
U fol për vlerat kulturore dhe turistike të monumenteve,karakteristikat arkitekturore të tyre,kriteret e shpalljes monument kulture dhe institucionet përgjegjëse për këtë. Zona e Konispolit numëron një numër të konsiderushëm monumentesh si :
1.Vendbanimet prehistorike të Xarrës.
2.Vendbanimi i shpellēs së Shën Marisë.
3.Shpella e Kreshmoit.
4.Vendbanimi i Kalivoit.
5.Vendbanimi i fortifikuar i Çukës së Ajtoit.
6.Zona arkeologjike e Diaporit,nē përbërje të saj bëjnë pjesë:vila romake,banja romake,bazilika.
7.Vila e fortifikuar ne Malathre.
8.Vendbanimet e hershme në fushën e Vrinës.
9.Kalaja trekëndore veneciane.
10.Banesat e vjetra nē Konispol. Orë mësimi të hapura të kësaj natyre si kjo në shkollën “Mehmet Xhaferi” në Xarrë i edukojnë nxënësit dhe i njeh ata me vlerat kulturore të monumenteve në zonat ku ata banojnë. Mësuesit në shkollën 9 – vjecare të Xarrës e kanë kërkesë të punës së tyre edukimin e nxënësve edhe përmes kulturës me gjetje edukuese edhe jashtë atyre cfarë japin tekstet shkollore.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...