E rrallë: Flamuri amerikan në 1917 valëvitet në Delvinë.

- Advertisement -

Historia e tij lidhet me situatën politke në të cilën kalonte vëndi ynë në fillimet e shk. XX. Në vitin 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ndërmorri me vendimet e saj aktin më të rëndë kriminal ndaj vëndit tonë, duke i shkëputur truallit shqiptar pjesë të rëndësishme të tij dhe plotësuar kështu pretendimet nacionaliste të shteteve fqinjë si Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Për zbatimin e këtyre vendimeve u caktua një Komision Nderkombëtar, i cili do të përcaktonte kufijtë ndërmjet shteteve. Interesante është këtu të përmëndim një takim të Ministrit të Jashtëm Anglez dhe njëkohësisht Kryetar i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për Ballkanin Eduard Grey, me përfaqësuesin Shqiptar në Londër, Mehmet Konicën, për të kuptuar se çdo padrejtësi që i’u bë Shqipërisë u bë mbi bazën e interesave të Fuqive të Mëdha. Ja si e përshkran Ambasadori ynë në Angli këtë takim.

“Mbi tryezën e Ministrit Grey,shtrihej harta e madhe e Ballkanit dhe ministri e dinte fare mirë që Shqipëria e dobët ishte e humbura më e madhe. Kishte pak vulllnet për të biseduar me një shqiptar edhe pse ndërmjetës të takimit ishin disa miq të përbashkët, aristokratë të vjetër, që kishin ruajtur gjithmonë lidhje me orientin e largët.

Me fytyrë nga dritarja ,Gray nuk denjoi të kthehej kur ambasadori shqiptar hyri në sallë. I kërkoi atij vetem të fliste ,duke ndënjur gjithmonë me shpinë dhe duke ndjekur lëvizjet në rrugë.

Si diplomat i shquar dhe njohës i vjetër i Londrës dhe mik i disa lordëve më të fuqishëm në vënd ,Konica,nuk përmëndi asgjë për kufijtë. Me një zë të shtuar i tregoi ministrit që qëndronte me kurriz se në Shqiperi ishte zbuluar një minierë e pasur me flori dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kërkonte që mbretëria Britanike të merrte koncesionin e saj .

Gray u kthye dhe me mjaft delikatesë e ftoi të uleshin së bashku në tavolinë. Një minutë më vonë me po aq elegancë Mehmet Konica i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur të shihte se si do të ndryshonin interesat e Britanisë në një rast të tille. Gray i ka pranuar Konicës se Shqiperia do të dilte më e humbura në këtë histori se kjo ishte një çështje interesash.

Komisionet ndërkombëtare për caktimin e kufijve vazhduan punën për shumë vjet në Shqipëri. Një i tillë mbërriti në Delvinë në vitin 1917. Në përbërje të tij ishte dhe gjenerali italian Ferrero.

Populli i Delvinës u mblodh në sheshin qëndror të qytetit, duke protestuar për padrejtësinë që i bëhej vëndit, duke mbajtur dhe valvitur flamuj të ndryshëm. Bie në sy flamuri amerikan që valvitej në këtë tubim, shprehje kjo e një besimi që ata kishin nga ana e shtetit amerikan, për një qëndrim të drejtë dhe mbështetës të dëshirave dhe aspiratave të tyre për mos cënimin dhe prekjen e kufijve të shtrënjtë të Shqipërisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...