Dy persona grabisin një 32-vjeçar në Vlorë, ankohen para policisë: Ai na sulmoi neve, jo ne atë

- Advertisement -

Policia e Vlorës ka arrestuar së fundmi dy persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh një 32-vjeçari, kanë kryer kallëzim të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë pasi kanë grabitur 32-vjeçarin me iniciale E.H dhe kanë pretenduar se janë vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, shtetasit F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...