Me nënën e mbylla vitin
Te riun e hap me nënën
Me të plot e kemi shpirtin
Pa të bosh e kemi zemrën.
Të gjithë jetojmë te nëna
Ajo foleja, ne zogjtë
Neve yjet ajo hëna
Lidhur si mishi me thonjtë.
Nuk ndahet lulja nga ngjyra
Dhe dafina nga lavdia
Edhe syri nga fytyra
Dhe zemra nga dashuria.
Unë e hap ditën me nënën
Nëna e mbyll ditën me mua
Se ato ne botë u gjenden
Ajri jonë për të frymuar.
Zoti i madh e dërgoi Perëndeshë këtu në tokë
Jeta nga nëna filloi Ti je magjia ne botë.
Djepi plot me përgjërime
Syri i bukur i pa gjumë
Ti me rri tek zemra ime
Tek zemra te rri dhe unë…
Nëna ime djepi i jetës
Syri i shkruar me flori
S’është asgjë mjalti i bletës
Para qumështit në gji…
Jam larg teje degë e kengës
Mall me vjen e do më vijë
Kush e ndjen mallin e nënës
E harron plakjen e tij…
