- Advertisement -
Nuk ka se si të mos i shijosh këto ditë të bukura të kësaj vjeshte tetori tërë diell e natyrë të bukur për këdo prej banorëve të qytetit tonë, që zoti e ka bekuar me mirësi. Kjo ditë e bukur i bëri bashkë edhe dy qytetaret, banore te vjetra të Sarandës, Janulla Hodo ( Papagjika) dhe Shpresa Gaxhoni, për të shijuar ëmbëlsinë e kësaj të marte tetori. I takuam në shetitoren e qytetit. Nuk hezituan të na flisnin: Jemi shoqe të vjetra, takohemi vazhdimisht, flasim edhe në telefon por nuk i lemë pa i shfrytëzuar edhe këto ditë tërë dritë, na tha Janulla. Ja themi njera tjetrës gjithë problemet që mund të kemi, tha Shpresa.
Ju uruam një ditë të mbarë dhe shëndet.
