- Advertisement -
Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të vajzave, shkolla e mesme profesionale “Antonio Athanas”, dega Hoteleri – Turizëm organizoj një aktivitet praktik ku morën pjesë nxënës e mësues jo vetëm nga kjo shkollë, por edhe nga shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Sarande, Delvinë dhe Finiq.
Kjo veprimtari u organizua dhe në planet e drejtorise së shkollës për promovimin e vlerave të saj, për thithjen e kontigjenteve të nxënësve të shkollave 9- vjeçare për vitin e ri akademik mësimor.
Të pranishmit morën pjesë dhe panë nga afër gatimet e nxënësve guzhinjer, gatimet e të cilëve i shijuan vet ata në një mjedis të këndshëm të restorant “Demi”