Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
