Derviçian/ Shkrumbohet shtëpia nga flakët, humb jetën 12 vjeçarja

- Advertisement -

Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme si pasojë e ngrohjes në Dervician të Gjirokastrës.

Burime policore bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur rëndë nga zjarri dhe ka humbur jetën e mitura e familjes, ndërsa babai i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 12-vjeçaren e cila është autike dhe nuk ka mundur ti mbijetojë flakëve dhe i ati i saj Irakli Ndrico të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, kur të zotët e shtëpisë kanë dhënë alarmin se banesa është përfshirë nga flakët.

Pas zbardhjes paraprake të dinamikës së ngjarjes mësohet se shkak i zjarrit që shkrumboi banesën ishte një qiri, pasi prej orës 17:00 të pasdites së të dielës fshatrat e Dropullit ishin pa energji elektrike, ndërsa zona e Gjirokastrës prej dy ditësh është përfshirë nga reshje të forta shiu dhe ere.

Burimet pohuan se 12 – vjeçarja u izolua në banjë pasi flakët u shpërndanë në shtëpi dhe familjarët kërkonin ndihmë për të shuar zjarrin që përfshiu banesën dykatëshe.

Ky është rasti i dytë i djegies së një banese me viktima në zonën e Dropullit brenda një periudhe prej vetëm 12 ditësh. Dy të moshuar nga fshati Hllomo humbën jetën si pasojë e flakëve shkaktuar nga një mjet ngrohës.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...