DEPUTETJA ANILA DENAJ ME STUDENTE E PEDAGOGE TE UT, FILIALI SARANDE.

- Advertisement -

Takimi me studentë dhe pedagogë ishte pjesë e axhendës së takimeve që deputetja e PS për Sarandën, Anila Denaj pati ditën e shtunë. Në mjediset e Filialit të Universitetit me studentë dhe pedagogë deputetja Denaj zhvilloi një bisedë me fokus aktualitetin, ndërsa i ka nxitur ata drejt vaksinimit.

-Studentët tanë që kanë përfunduar studimet në dy degët tona janë punësuar, tha drejtori i Filialit Sarandë, Dhonat Kote. Ndihma dhe bashkëpunim për ne është i mirëpritur, tha më tej ai, se jemi një universitet i vogël, i cili është në një qytet në zhvillim dhe nëse do të kemi një asistencë mund të japim ndihmë akoma më shumë në ato fusha që mundemi. Këndvështrimi juaj për mua si akademik, si pedagog është i duhuri…”, tha mes të tjerave drejtori i Kote.

Në këtë takim u fol edhe për rolin e studentëve në terren lidhur me ushtrimin e profesionit. Drejtori Kote theksoi që në sherbimet që studentët bëjnë në biznes të shihet për një pagesë të tyre duke u realizuar dhe pagesën e sigurimeve shoqërore, sepse theksoi ai, janë shumë orë pune që harxhojnë studentet në master që kryejnë praktikën mësimore. Ne tek studentët duhet të krijojmë rolin e lidershipit, që ato që mëson në shkollë t’i materializojë në praktikën konkrete, për të vënë në jetë informacionin, përgatitjet, formimin e tyre, që të kenë mundësi t’i thellojnë më shumë dijet që marrin në Universitet. Këtë lloj lidershipi kërkojmë që ta krijojmë dhe ta fokusojmë dhe formojmë”.

Gjithashtu theksi u vu tek studentët që vazhdonin për anglisht. Pedagogu i këtij Filiali, Vasil Barka foli për koordinimin e universitetit me biznesin. Ndërkohë që një studente në fjalën e saj theksoi vështirësitë që kishte puna në biznes dhe vazhdimin njëkohësisht të shkollës online.

-Objektivi përmes programit të ri të qeverisë është të orientojmë të rinjtë sipas nevojave të tregut të punës dhe zhvillimit të teknologjisë, u tha mes të tjerave deputetja Denaj pjesëmarrësve në takim, ndërsa kërkoi të niste një binjakëzim i Universitetit me biznesin”.
Kujtojmë se niveli i vaksinimit të studentëve në Filialin Sarandë është 40 për qind.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...