Certifikata e vaksinimit vlen vetëm tre muaj! Vjen propozimi i padëgjuar nga Greqia

- Advertisement -

Komiteti i ekspertëve ka rekomanduar reduktimin e kohëzgjatjes së certifikatës së Covid në 3 muaj. Vendimi përfundimtar do të merret nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shqyrtojë propozimin e shkencëtarëve dhe pritet të vijojë me njoftimet përkatëse.

Sipas sugjerimit, të gjitha certifikatat e  lëshuara deri më 30.10.21 do të skadojnë më 1.31.22. Nëse propozimi i komitetit do të miratohet, ky do të jetë një hap tjetër për të rritur numrin e të vaksinuarve. Pas 3 muajsh, pacientët do të kenë një muaj kohë për tu vaksinuar kundër koronavirusit dhe për të marrë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të lëvizin lirshëm, raporton abcnews.al.

Nëse qytetarët nuk vaksinohen, nuk do të kenë akses në hapësirat e mbyllura siç po ndodh aktualisht më të pavaksinuarit në vendet e tjera të botës. Sipas masave të fundit, mund të hyjnë në bare, restorante apo ambiente të mbyllura vetëm të vaksinuarit.

Rikujtojmë se dje ministrat e Bashkimit Europian diskutuan që vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit ta reduktohet në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masë të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen. Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti.

Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch. /abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...