Bllokohet lëvizja e trageteve Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas. Kush është shkaku….

- Advertisement -

Bllokohet lëvizja e trageteve të linjës Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas. Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë që bëjnë tamponët në port janë futur në një grevë për 48 orë deri në zgjidhje të problemit. Kjo për faktin se i ka mbaruar kontrata autoritetit shëndetësor në portin e Korfuzit, dhe si e tillë nuk kryhet marrja e tamponit në port. Sipas pronarëve të trageteve në Sarandë deri ditën e hënë situata do jetë e tillë. Agjensia “Fenikas line” sot udhëtarët e vet që ishin pajisur me biletë i ka transportuar me autobuz nga Qafë Bota. Nga kjo linjë janë transportuar 80 persona. Qytetarët që kishin prerë biletat, ndërsa nga agjensitë ua kthyen lekët e biletave, ata shprehen të shqetësuar se kërkojnë edhe lekët e tamponit, kjo për faktin se ky tampon është i pavlerë në ditët e tjera.

sarandalife.al

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...