Ata janë tre. Fatmir Telhai, Pëllumb Zote dhe Luan Halili. Janë që të tre bashkëqytetarët tanë. Dy te parët, Fatmiri dhe Pellumbi që prej vitesh janë emigrantë në Greqi. Nuk janë të panjohur që të tre për sarandiotët, si Fatmiri, instrumentist, apo Pëllumbi këngëtar por edhe Luani instrumentist. Ishte buzmbrëmje kur të tre këta muskëtjerë, që na pëlqen t’i quajmë të tillë, bregut të detit, në boulevard, me instrumentat e tyre( me nje tap fillo dhe ushqim me vete), por jo për të luajtur në instrument e as për të kënduar, por për të peshkuar. Art më vete edhe ky por jo i panjohur për sarandiotët e lindur e rritur në këtë qytet. Të tre I gjetem duke peshkuar dhe realizuam një bisedë shumë të këndshe, plot sharm e humor që ta ka ënda ta shikosh.