AVOKATET : SHKRIRJA E GJYKATES NE SARANDE DEM I KONSIDERUESHEM PER KOMUNITETIN

- Advertisement -

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkrin 10 gjykata në vend e natyrisht edhe 10 prokurori, ku mes tyre përfshihet edhe Saranda. Ky ka qenë edhe qëllimi i takimit organizuar nga dhoma e avokatëve të Sarandës. Kjo nuk duhet të ndodhë sëpse është në dëm të komunitetit arësyetuan avokatët që diskutuan për rastin. Kryetari i dhomës së avokatëve Merdan Nora njohu pjesëmarrësit për qëllimin e takimit, ndërsa spjegoi se për atë cfarë flitet ende nuk ka asgjë konkrete. Ndërsa avokat Verdi Hadëri u shpreh me detaje se cfarë dëmi i bëhet komunitetit të rajonit të jugut me shkrirjen e gjykatës . Të të njëjtit mendim ishin në fjalën e tyre edhe avokat Altin Isufi dhe Edison Ademi. Sipas tyre as Qeveria e as Presidenti nuk duhet ta miratojnë këtë vendim të KLGJ. Gjykata e Sarandës u shërben komunitetit të katër bashkive, Sarandë, Konispol, Delvinë, Finiq deri në Borsh.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...