Autori i vrasjes së familjes shqiptare dëshmon në prokurori, dhjetëra qytetarë protestojnë të indinjuar, “Përse fëmijët”(Video)

- Advertisement -

Përse fëmijët? Një turmë qytetarësh të indinjuar u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të vrasësit 60-vjeçar grek të familjes shqiptare. Të dielën rreth orës 15.00 i shoqëruar nga forca të shumta policore Dh.V. ka arritur për të dëshmuar në prokurori.

Me vështirësi është mbajtur larg turma e indinjuar e qytetarëve që thërrisnin “vrasës”, “mostër” ndërsa dëgjohej vazhdimisht pyetja “përse fëmijët?” “si munde të vrasësh fëmijët?”.
Autori, i veshur me maskë dhe kapuç dhe me kokë të ulur, është futur me shpejtësi në gjykatë.Sipas policisë greke, 60-vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi po nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe si veproi me dy fëmijët e mitur. Në fund të dëshmisë për krimin pranoi se “Nuk ka falje për këtë që bëra”. Procedura vijon të martën, 8 mars, kur do të paraqitet sërish në prokurori.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...