Athinë: Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Syggrou Avenue – Një i plagosur.

- Advertisement -

Alarmi është dhënë nga një shpërthim i fortë i ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit në një pallat 6-katësh në Avenue Syggrou, numër 3. Nga shpërthimi është plagosur  një 78-vjeçar, i cili sipas informacioneve është transportuar në ambulancat e repartit kirurgjik në Spitalin Popullor dhe është dërguar menjëherë në sallën e operacionit.  I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit. Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur një mjet shpërthyes. Shpërthimi shkaktoi një zjarr, i cili pak para orës 8 të mëngjesit u vu nën kontroll . Për shuarjen e tij kanë tentuar 18 zjarrfikës me 6 automjete. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmive është dëgjuar si në periferitë jugore, si Kalamaki , ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës. Dëme janë shkaktuar edhe në objektet përballë. Dëmtime të vogla në godinën e Rajonit të Atikës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...