Arratiset nga Shqipëria suedezi me masë “detyrim paraqitje”, Prokuroria e Sarandës kërkon kthimin në burg.

- Advertisement -

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur dje ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjec i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec. Në fillim të shtatorit ndaj tij ishte dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qëndrimit në një vend të caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk është paraqitur më në Prokurorinë e qytetit dhe kjo ka bërë që të kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezulton që ai të jetë larguar jashtë shtetit. Me kërkesë të Prokurorisë ndaj tij është ndryshuar masa duke u caktuar “Arrest në burg”, duke u shpallur kështu person në kërkim. Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi ka përfunduar frekuentimin në një restorant, çifti suedez ka frekuentuar shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku gjatë së cilës midis tyre ka nisur një debat me bazë xhelozie. Në vijim çifti suedez është kthyer në apartamentin e marrë me qira, apartament ky i ndodhur “në një pallat përballë restorant “L….”.

Por edhe këtu debati ndërmjet të dashuruarve ka vijuar më tej, debat i degjeneruar më vonë në veprime dhunë fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj të datës 01.09.2021, ora 22.40, kjo e fundit thekson “sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”. Por me kaq veprimet e shtetasit suedez Sebastian Lichota Buinski janë ndërprerë, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev thekson “duke parë që unë po humbisja ndjenjat i dashuri më la të lirë dhe mori telefonin dhe më mbylli në dhomë dhe unë nuk kisha nga të dilja”. E gjendur në këtë situatë, nga ballkoni i apartamentit, shtetasja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev ka kërkuar ndihmë, rrethanë për të cilën qytetarë anonimë kanë njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë. Të njoftuar për ngjarjen sa më sipër, forcat e policisë kanë mbërritur në aprtamëntin ku ish akomoduar çifti suedez, duke bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal. /sarandalife/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...