ANALIZIMI I INFEKSIONEVE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME PËRMES NJË TESTI TË VETËM NË NIVEL MOLEKULAR

- Advertisement -

Çfarë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme?
Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), të njohura gjithashtu si Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST), përfaqësojnë një klasë infeksionesh që mund të transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale dhe kontaktit intim. Ky lloj infeksioni mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose parazitët.
Të dhënat epidemiologjike në lidhje me përhapjen e IST-ve tregojnë një rritje të këtyre infeksioneve. Incidenca më e madhe e IST gjendet në popullatën e re seksualisht aktive.
Rëndësia e testeve për IST.
Shumë njerëz me IST janë asimptomatikë ose kanë vetëm simptoma të lehta, me një rrezik të transmetimit të pavullnetshëm tek partneri. Mungesa e trajtimit e IST-ve mund të shkaktojë komplikacione serioze, prandaj rekomandohet që të kryhen teste skrinuese për përcaktimin e diagnozës dhe trajtimin e hershëm.
Qëllimi i testimit të IST-ve është identifikimi dhe trajtimi i individëve të infektuar, para shfaqjes së ndërlikimeve dhe transmetimit të infeksionit. Këshillohet që edhe partnerët seksualë të personave që rezultojnë pozitivë gjithashtu të testohen për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Potencialisht, të gjithë individët seksualisht aktivë mund të infektohen, por faktorët që rrisin rrezikun e ekspozimit ndaj IST përfshijnë moshën, gjininë, gjendjen shëndetësore, numrin e partnerëve seksualë dhe orientimin seksual. Më poshtë disa rekomandime kryesore për kontrollin për sëmundjet seksualisht të transmetueshme:
Të rriturit dhe adoleshentët: Individët midis moshës 13 dhe 64 vjeç duhet të testohen për HIV të paktën një herë në jetën e tyre, bazuar në nivelin e tyre të rrezikut.
Gratë seksualisht aktive: Të gjitha gratë seksualisht aktive dhe ato kategori që konsiderohen të rrezikuara, duhet t’i nënshtrohen çdo vit ekzaminimit për Chlamydia dhe Gonorrea. Shembuj të faktorëve të rrezikut përfshijnë të pasurit shumë partnerë seksual të njëhershëm ose të qënit në kontakt me një partner me një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Gratë shtatzëna: Gjatë shtatzënisë, gratë duhet të testohen për HIV, Hepatit B dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme si Sifiliza, Chlamydia dhe Gonorrea. Testimi është mjaft me vlerë edhe në rastet kur po programohet një shtatëzani, për të shmangur probleme dhe për të sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm.
Individë që kanë marrëdhënie homoseksuale: Burrat homoseksualë seksualisht aktivë duhet të testohen për Sifilizë, Chlamydia dhe Gonorrea çdo vit, ose çdo 3-6 muaj nëse kanë partnerë të shumtë rastësor. Mund të rekomandohet që individët e kësaj kategorie të bëjnë më shpesh testimin për HIV.

TIPOLOGJIA E TESTIMEVE
Siç raportohet nga OBSH, sot njihen mbi 30 patogjenë të ndryshëm, duke përfshirë bakteret, viruset, protozoarët dhe parazitët, përgjegjës për këto sëmundje. Testet e disponueshme për detektimin e IST-ve përfshijnë ekzaminime fizike, tampone orale, teste të urines dhe të sekrecioneve urogjenitale.
Intermedica sjell sot për herë të parë në Shqipëri teknologjinë molekulare të biochips-eve, realizuar nga bashkëpunimi i Kompanisë britanike Randox dhe asaj gjermane Bosch, me sistemin Vivalytic, që siguron detektimin e personalizuar të dhjetë patogjenëve të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.
Paneli më i ri molekular në Intermedica siguron diagnostikimin përmes një testi të vetëm, i cili zbulon infeksionet urogjenitale në pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë. Një testim kualitativ që përfshin infeksionet nga:
Chlamydia Trachomatis (CT)
Neisseria Gonorrhoeae (NG)
Trichomonas Vaginalis (TV)
Mycoplasma Genitalium (MG)
Treponema Pallidum (Syphilis) (TP)
Herpes Simplex Virus 1 (HSV-1)
Herpes Simplex Virus 2 (HSV-2)
Haemophilus Ducreyi (HD)
Mycoplasma Hominis (MH)
Ureaplasma Urealyticum (UU)

Kryerja e këtij testimi bëhet nëpërmjet një mostër urine ose të sekrecioneve urogenitale dhe rezultatet janë gati brenda ditës.
SST mund të shkaktojnë simptoma akute, infeksione kronike dhe komplikacione serioze afatgjata për miliona njerëz çdo vit. Agjentët përgjegjës për IST transmetohen përmes çdo lloj marrëdhënieje seksuale (vaginale, anale, orale) përmes likideve të infektuara të trupit (spermatozoidet, sekrecionet vaginale, pështymë) ose nëprmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të lëkurës në zonën gjenitale, të mukozave gjenitale, anale dhe të gojës.
Përveç kësaj, disa IST mund të transmetohen përmes gjakut (për shembull, kontakti me plagë të hapura dhe me gjakderdhje, shkëmbim shiringash, kryerja e tatuazheve dhe piercing në kushte të pakontrolluara) ose nga një nënë me infeksion aktiv gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji të fëmijës (HIV, HBV, Herpes gjenital, Sifilis, Gonorrea, Chlamydia).
IST-të nuk transmetohen përmes kollitjes ose teshtimave, as nuk merren në mjetet e transportit publik, në zyrë ose nga kontaktet e zakonshme shoqërore. IST-të nuk transmetohen nga mushkonjat apo kafshët e tjera dhe as nuk mund të merren nëpërmjet përdorimit të tualetit.
SIMPTOMAT
IST-të e ndryshme kanë shenja dhe simptoma të përbashkëta. Më të shpeshtat janë:
– sekrecione jonormale të organeve gjenitale;
– dhimbje pelvike;
– shfaqja e kruajtjes dhe / ose lezioneve të çdo lloji në rajonin e organeve gjenitale, anusit ose gojës;
– dizuria;
– dhimbje dhe gjakderdhje gjatë dhe/ose pas marrëdhënies seksuale.
Shpesh, IST-të mund të jenë asimptomatike ose të manifestohen me simptoma shumë të lehta, kështu që subjektet e infektuara mund të mos jenë të vetëdijshëm për të dhe ta transmetojnë infeksionin përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
Tetë rregulla bazë për parandalimin e SST:
1) Përdorni gjithnjë prezervativin (condom);
2) Kini parasysh që gjatë marrëdhënieve orale mund të transmetohen disa infeksione;
3) Në rast se keni më shumë partnerë gjatë një viti, kryeni të paktën një kontroll në vit për SST;
4) Kujdes pasi shumë SST nuk paraqesin simptoma;
5) Në rast të shfaqjes së simptomave konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj;
6) Në rast se diagnostikoheni me një SST njoftoni menjëherë partnerin/rët tuaj;
7) Në rast se ke risk të jesh eskpozuar kryej menjëherë një konsultë me mjekun;
8) Kujdes higjienën dhe kryej gjithnjë kontrollet periodike.
KOMPLIKACIONET
Nëse Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme nuk trajtohen në mënyrë të duhur, ato mund të shkaktojnë probleme serioze si:
Sterilitet, domethënë vështirësi ose pamundësi për të pasur fëmijë;
Probleme gjatë shtatzënisë (p.sh. lindja e parakohshme, aborti, vdekja e foshnjës);
Infeksionet neonatale (p.sh. sytë, mushkëritë);
Zhvillimi i tumoreve (p.sh. kanceri i qafës së mitrës ose i mëlçisë);
Për më tepër, ata që kanë një IST kanë një rrezik shumë më të lartë për t’u infektuar ose për të transmetuar HIV. Kjo ndodh sepse IST-të prodhojnë ndryshime në organet gjenitale që favorizojnë hyrjen dhe daljen e virusit HIV. Pra, trajtimi i menjëhershëm i një IST zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV.

PARANDALIMI
Parandalimi do të thotë të mos keni turp të përdorni prezervativin dhe të mos keni frikë t’i nënshtroheni testeve diagnostikuese. Nëse keni edhe dyshimin më të vogël se keni marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm, është mirë të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj për të kryer testet e nevojshme. Shumica e këtyre infeksioneve, në fakt, janë të trajtueshme, shpesh me një terapi antibiotike dhe për fat të keq, në shumë raste, veçanërisht në fazat fillestare, nuk japin simptoma. Për më tepër detektimi i hershëm parandalon rrezikun e transmetimin në persona të tjerë dhe shfaqjen e komplikimeve të mundshme (si infertiliteti ose zhvillimi i tumoreve).
Së fundi, parandalimi do të thotë të flasësh. Këto janë tema për të cilat informacioni është thelbësor dhe rritja e ndërgjegjësimit mund të reduktojë përhapjen e infeksioneve. Prandaj mesazhi është: informohuni, lini mënjanë frikën dhe kontaktoni mjekun tuaj për t’iu nënshtruar periodikisht testeve diagnostikuese për Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.
Drejtohuni pranë cdo filiali të Intermedica për të kryer Testin për SST dhe për të parandaluar çdo rrezik për ju dhe të dashurit tuaj.

Për informacione të detajuara telefononi në numrin 042 200 600.

As. Prof. Anila Mitre
Imunologe, Intermedica

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...