Ambasadorja e Grqisë në Tiranë pritet nga kryebashkiaku i Finiqit, Kristo Kico

- Advertisement -

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Znj. Sofia Filippidou dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Z. Dimitrios Sacharidis, u pritën në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe klimë bashkëpunimi, kryetari i bashkisë i informoi ata për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me komunitetin tonë.

Tema kryesore ishte problemi i pronave që vazhdon prej shumë vitesh i pazgjidhur në bashkinë e Finiqit dhe jo vetëm, regjistrimi i popullsisë, që do të realizohet gjatë vitit 2022, problemet e arsimit, investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi ekonomik, ngjarjet dhe aktivitetet kulturore, si dhe problematikat që kanë lindur për shkak të pandemisë.


Në përfundim, z. Kiço falënderoi nga zemra Ambasadoren dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër për ndihmën e tyre të pakursyer gjatë gjithë periudhës së vështirë të pandemisë. Njëkohësisht, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, bëhet publike në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...