Adriatik Lapaj është aktiv me mendimet e tij lidhur me çështje të rëndësishme të politikës dhe përditshmërisë së shqiptarëve, me anë të daljeve televizive apo postimeve në rrjete sociale, shpreh qëndrimin e tij dhe jo në pak raste e mbështet mendimin e tij dhe në aspektin ligjor. I tillë është dhe postimi i ditës së sotme përsa i përket partive politike në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë për të patur jo më pluralizëm partish por pluralizëm elitash.
POSTIMI I PLOTË :
PLURALIZMI ELITAVE
Dikur kërkuam pluralizmin politik. Me këtë u kuptua prishja e hegjemonisë monopartiake të Partisë së Punës së Shqipërisë. Në fakt koha tregoi se nuk mjafton pluralizmi partiak, pra nga 1 në 2 apo më shumë parti. Duhet pluralizëm elitash, pra vetë partitë duhet brenda llojit të kenë garë. Kjo garantohet nga ligji. Kush thotë se e garanton partia, u them se mjafton të shikoni produktin 30 vjeçar dhe e merrni përgjigjen.
Dikur dhe për shiun që binte ishte fajtor Berisha, sot dhe për erën që fryn është fajtor Rama.
A ka vlerë kjo sa kohë ne na ikën jeta? E çfarë po na duhet kush ishte më shumë fajtor kur po e kalojmë jetën në një shoqëri traumatike.
Nëse nuk kuptojmë si shoqëri se nuk është punë individësh, por garancish ligjore do vazhdojmë të tallim veten.
Zotërinj, doni ndryshim?
Kërkoni:
1. Zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008;
2. Miratimin e një ligji për referendumet;
3. Hapjen e garës duke vendosur me ligj elektoral mundësinë e pluralizmit të elitave brenda vetë partive.
P.s refuzoj të hyj në komente të tipit ky bëri pak më shumë se ai, apo ai bëri pak më bukur se ky.
/sarandalife.al/
