“A je Tomi Kaçi se duhet të të vrasim”, zbardhet grabitja e noterit

- Advertisement -

Për herë të parë detaje të ngjarjes që tronditi qytetin e Sarandës, ku persona të maskuar e të armatosur grabitën noterin e njohur Thoma Kaci. Për ngjarjen në fjalë ndodhen të arrestuar pas një pune shumë intensive 15 ditore të policisë, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa. Të dyshuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën, madje duke kërkuar në një seancë të para pak ditëve edhe “sigurim prove”, për një provë ende të pa bërë publike, që, sipas të dyshuarve provon pafajësinë e tyre, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata. Siç shkruhet në fashikullin hetimor, rezulton se: “Mëngjesin e datës 20.10.2021, rreth orës 07.40, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi kanë dalë nga banesa e tyre, një apartament i gjendur në katin e shtatë të një pallati, në lagjen nr.4, Sarandë. Teksa bashkëshortët Kaçi kanë qenë duke pritur ashensorin për të zbritur, dy persona të panjohur prej tyre, ku njëri prej të cilëve mbante një armë zjarri të ngjashme me armën automatike të modelit 56, kalibrit 7.62 mm, e njohur në publik me emrin “Kallashnikov”, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “kur po zbriste nga çanta ka nxjerrë një kallashnikov”, nëpërmjet kërcënimeve me këtë armë, rrethanë për të cilën shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “në fillim nuk e vura re mirë por kur pashë se po bënte mbushje kuptova se ishte armë kallashnikov dhe vura re se kishte dy karikatorë të lidhura me njëra tjetrën”, i kanë rikthyer në banesë. Për mënyrën e rikthimit në banesë shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi që mbante armën në dorë më pyet “ti je Tomi Kaçi? Unë kam ardhë me porosi për të të vrarë ty pasi je me hasmëri dhe unë nuk mund të iki pa kryer porosinë, ose do të më japësh lekë, në të kundërt do të të vras. Më tha “hape derën e shtëpisë dhe i thotë shokut të tij “merre zonjën”, dhe na detyruan të hymë në brendësi të banesës”. Sapo kanë hyrë në apartamentin e tyre, bashkëshortët Thoma dhe Martha Kaçi janë lidhur me letër ngjitëse natriban të ulur në karrige, dhe në vijim kanë ushtruar kontroll në banesë, rrethanë për të cilën në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi i shkurtër që nuk kishte kallash dhe ishte pa maskë, i parruar, ka shkuar në dhomë për 2-3 minuta, është kthyer përsëri dhe i thotë shokut të vetë “nuk gjeta gjë”. Ndodhur në këto rrethana, personi i armatosur ka ushtruar vetë kontroll në banesë, çaste për të cilat në deklarimet e tij shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “personi me kallash filloi të acarohej dhe i thotë “do shkoj të kontrolloj unë” dhe shkoi kontrolloi dhe mbasi është kthyer thotë “ne morëm këto që gjetëm dhe çelsat e mjeteve”. Unë i thashë “merrini, makinat janë në parkim”. Kështu, “agresorët” e bashkëshortëve Kaçi, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë mundur të vjedhin shuma në të holla, rreth 13. 506,5 euro dhe 528.000 Lekë për të cilat në deklarimet e saj shtetasja Martha Kaçi shpjegon “personi i gjatë i cili ishte me doreza nxjerr portofolin nga xhepi i pantallonave të Tomit dhe i marrin 80.000 Lekë të vjetra që kishte në brendësi të portofolit dhe nga çanta e dorës i marrin 4000 euro, të cilat ishin prerje 20 x 200 euro. Këto euro i ka tërhequr firma “A…” sh.p.k. nga Banka “C…… Bank”, dhe pikërisht shtetësja A.P. Personi që hapi çantën e Tomit hapi dhe çantën time dhe ka marrë nga canta ku kam pas në një qeskë plastike 1000 euro dhe 2. 700. 000 lekë të vjetra, të cilat ishin të administrimit të pallatit pasi unë jam administaratore. Në një zarf kam pat për t’i dhënë tek shoqëria “A…” sh.p.k.për pagesat 4. 506,50 euro. Në çantë kam patur dhe lekë personale në një qese portokalli për përdorim dhe depozitim të mëvonshëm në bankë, ishin rreth 4 000 euro dhe 2 500 000 Lekë të vjetra”. Pasi kanë mundur të vjedhin shumat në të holla, “agresorët” e bashkëshortëve Kaçi, kanë dalë nga shtëpia, duke mbyllur derën e apartamentit nga jashtë, dhe në vijim kanë zbritur me këmbë nëpër shkallë. Duke përfituar nga fakti se shtetasja Martha Kaçi nuk ish lidhur mirë, kjo e fundit ka mundur të lirohet dhe nëpërmjet telefonit celular ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur Komisariatin e Policisë Sarandë, forcat e të cilit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si u zbuluan autorët. Policia kontrolloi dhjetra kamera, punë intensive në qytet e fshat

Policia ka sekuestruar fillimisht kamerat e të paktën 5 bizneseve nga banesa e noterit e deri tek vendi i quajtur “Peshkimi” ku autorët janë filmuar teksa largohen me këmbë duke mbajtur në krahë një cantë ku kanë fshehur Kallashnikovin. Ata humbasin në afërsi të Tavernës “E…..” ku dyshohet se i merr një mjet. Policia nuk ndalet me kaq. I rikthehet sërish kamerave të 3 prej bizneseve që kqyri në fillim dhe zbulon se një ditë para se të ndodhte grabitja, aty ishte parkuar një automjet “Suzuki” i llojit “Grand Vitara”, pikërisht në 19.10.2021 ora 19.38. Dyshimet policia ngre edhe mbi një “Volksëagen Golf 5”, i identifikuar me kamera ditën e ngjarjes. Për të parë itenerarin e lëvizjes së këtyre dy mjeteve, policia ka sekuestruar kamerat e disa subjekteve në rrugët “Janaq Kumi”, “Gjergj Araniti” e deri tek rrethrrotullimi i rrugës që të con në Vlorë ose Gjirokastër, ato të kryqëzimit të fshatit Metoq, rrethrrotullimit në fshatin Cukë duke shkuar deri në aksin Cukë-Pllakë apo Pllakë- Shkallë, ku policia ka zbuluar filmime në të cilat dy mjetet “ëolksvagen Golf 5” dhe “Suzuki Grand Vitara” ecin njera pas tjetrës. Në kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Sarandës nga Bashkia Sarandë, në kryqëzimin e fshatit Metoq, është bërë e mundur të identifikohen nëpërmjet pamjeve filmike targa e automjetit të markës “Volkswagen – Golf 5”, me ngjyrë blu, e cila rezulton të jetë “AA 466 NG”, dhe targa automjeti i markës “Suzuki – Grand Vitara”, me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë “AA 552 OY”. Nga verifikimet në sistemin “E-Gjoba”, rezulton se automjeti me targë “AA 466 NG”, është në pronësi të bashkëshortes se Oltjon Kolonjës dhe se automjeti me targë “AA 552 OY”, është në pronësi të një shtetasi banues në Lushnje, i cili ia ka shitur pa akt noterial të dyshuarit Elis Avduli.
Në disa filmime të tjera, rezulton lidhje mes dy automjeteve, takime apo përshëndetje të të dyshuarve me njeri-tjetrin. Nga rregjistrimet video të kqyrura rezulton gjithashtu se këto automjete janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë të subjektit “peshore”, i gjendur në fshatin Shkallë, ku aty del në skenë edhe një mjet i tretë i markës “Skoda”, me ngjyrë të bardhë, me targa “AA571 CN”.
Në kuadër të dokumentimit të faktit penal, bazuar në deklarimin e shtetasit Thoma Kaçi, që shpjegon se njëri prej autorëve ishte me dialekt të Shqipërisë së Mesme, nga zonat si Lushnje, Fier, Kavajë apo Berat, ndërsa autori tjetër ishte me dialekt të Shqipërisë së Jugut, duke deklaruar gjithashtu se ishte në gjendje t’i njihte personat që e kishin grabitur nëse do t’i tregoheshin për njohje, më datë 04.11.2021, është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje, gjatë të cilit shtetasi Thoma Kaçi shpjegon “njoh personin që është me numrin 3 i cili është personi i cili ka shkuar më datë 20.10.2021 në banesën e tij.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...