Kanë dalë përsëri sot protestë pronarët e mjeteve ujore të Sarandës dhe Ksamilit.
Edhe sot pikë grumbullimi të tyre ata patën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë.
-Eshtë dita e dhjetë që po sorollatemi. Vimë çdo ditë këtu dhe kërkojmë një zgjidhje nga Komisariati i Kufirit se na kanë pezulluar në mënyrë tē paligjshme. Dokumentat i kemi të sakta dhe tē ligjshme sipas atyre që ka kërkuar ushtrimi i këtij biznesi. Të dalin të na sqarojnë. Ata e dinë shumë mirë që veprimi i tyre është i paligjshëm. Kërkojmë një zgjidhje. Nuk jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte dhe të pezullohemi. Kërkojmë zgjidhje sot në ditën e dhjetë. Në erdhëm të njoftojmë Komisariatin e Kufirit që nesër mjetet sipas dokumenteve që na ka dhënē kapiteneria dhe të gjitha institucionet ne do t’i hedhim mjetet në ujë. Nëse këta vinë na dhunojnë dhe na sekustrijnë atëherë do ta çojmë çështjen në Prokurori dhe Gjykatë, na tha njeri prej pronarëve Adrian LameKy veprim është antikushtetus. Jemi persona që operojmë me ligje dhe kemi paguar të gjithë taksat. Nëse ju nuk jeni të aftë të na lini në ujë dhe të sigurini infrastrukturën na ktheni ato lekë që kemi paguar, na ktheni taksat që kemi dhënë dhe ne nuk hidhemi nē ujë. Nëse nuk na jepni zgjidhje ne nesër do hidhemi në ujë. Jepini drejtim kësaj çështje të zgjudhur në rrugë ligjore, na tha njē tjetër pronar mjeti ujor Ervis AbaziGjithashtu Adrian Lame ka treguar para kamerës gjithë dokumentacionin që disponon secili prej pronarëve për jet sky