- Advertisement -
Në 24 orët e fundit, janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë. Në 24 orët e fundit 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga Saranda, 11 nga Delvina dhe 2 qytetarë nga Konispoli. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë.