Ditën e sotme në gjirin e Sarandës u ankorua anija gjigande ekompanisë Holland Amerika Lines Cruises cila me kruazierat e saj ka më se 7 vjet që prek ujrat e detit të Sarandës.Është një anije e kompanisë Holland Lines Cruises e cila ka një flotë prej 20 kruaziera. Për herë të parë është hedhur në ujë më 18 nëntor të vitit 2002 dhe ka bërë udhëtimin e parë me turistë.
Sot nga kjo kruazier zbritën 680 turistë, të cilët qëndruan deri në mbrëmje, për tu larguar në destinacionin e rradhës.
Ata sot kanë vizituar asetet turistike në Sarandë si dhe Butrintin dhe Syrin e Kaltër. Kruaziera ka një kapacitet prej 1900 pasagjer dhe një personel 812 vetë. Kjo ishte vizita e fundit për 2022, për të filluar në muajt e parë të vitit 2023