500 Ton mandarina nis Xarra drejt Ukrainës

- Advertisement -

Fshati Xarrë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve në vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Nga 30 mijë tonë që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport.

Kryebashkiaku i Konispolit, Shuaip Beqiri deklaron se :“Ka nisur vjelja e manderinave dhe rreth 500 tonë mandarina janë eksportuar gjatë 20 ditëve të muajit tetor 2021, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Ukrainë”.

Ndërsa pritshmëritë janë për një trend në rritje të eksportit të mandarinave gjatë javëve në vijim.

Fermerët, banorë të zonës, por edhe shumë të ftuar të tjerë të huaj, festojnë në mesin e muajit nëntor, sezonin e vjeljes së mandarinave, përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë, vizita në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat, panair me produkte lokale, kërcime, ushqime tradicionale etj.

“Mandarina Fest” është një traditë në Konispol, pasi ky vend është i mirënjohur për këto lloj produkti.

“Festa e Mandarinës” synon të promovojë prodhimin vendas të mandarinave dhe kjo festë është shembulli konkret që flet për suksesin e prodhimit dhe eksporteve të këtij produkti.

Xarra ka mbi 85 mijë pemë agrume, nga të cilat 75 mijë janë mandarina. Vitet e fundit në zonën jugore të vendit janë mbjellë me agrume mbi 160 hektarë tokë të rinj dhe sot janë 269 fermerë në zonë që kultivojnë mandarina.

/ATA/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...