Një tërmet me magnitudë 3.8 ka ndodhur në orën 14:47 të së hënës, në Heraklion të Kretës. Lëkundjet sizmike janë regjistruar 12 km në lindje të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale ndodhet në 5 km. Përllogaritja fillestare e tërmetit ishte 3.7 shkallë të Rihterit, por më vonë Instituti Gjeodinamik e rishikoi atë në 3.8 të shkallës Rihter. Një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 ka tronditur rajonin, sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik. Në orën 15:06 Gjeodinamika regjistroi një tjetër dridhje prej 3.5 Rihter. Të tre tërmetet ishin me qendër në lindje të Heraklion, me një thellësi fokale prej 5 deri në 22 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme, por lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim. Në orën 15:13 ka ndodhur një tjetër lëkundje e dobët sizmike prej 3 Rihter. Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi dridhjet sizmike në 3.9 Rihter.