15 gushti “ Dita e Shën Mërisë” në penën e shkrimtarit Panajot Zoto

- Advertisement -

Shkrimtari Panajot Zoto në librin e tij të fundit “ Vdekja e një bote” përshkruan me detaje festimet në fshatin e tij në Muzinë festimet e 15 gushtit “Dita e Shën Mërisë”, ditë e shenjtë kjo për besimin Ortodoks

SHESHET E VALLEVE

Kur e shikon nga larg, ngritur mbi tre kodra, fshehur në një gjelbërim mahnitës, syri nuk të rrok asnjë shesh, edhe se ato janë aty,dhe secili prej tyre ka një histori. Nga fëmijëria dhe adoleshenca ime e hershme, sjell ndërmend, sot, sheshet e fshatit, aty ku loznim ne fëmijët, ku mblidhej gjitonia dhe fshati në festa, ku buçisnin këngët dhe dridhej toka nga vallet. Të gjitha kishin një paracukël: “Sheshet e valleve”.
Sheshi i kishës se “Shën Thanasit”, sheshi i rrapeve në “kodër”, sheshi i “Shën Mërisë”, por edhe sheshi i “Kroit”, të gjitha kanë shkruar historinë e këtij fshati, kanë ndier drithërimën e shpirtit muzinjot dhe dashurinë që buronte nga brenda këtij shpirti. Sheshet kanë “regjistruar” emra këngëtarësh e valltarësh, gojtarësh e firmëtarësh të ndryshimeve në vite e shekuj.Historia e këtij fshati fshihet në thellësi të tyre, brenda asaj toke që ruan nostalgjitë tona.
Te sheshi i “Shën Thanasit” mblidhej fshati çdo 27 mars, në ditën e “Vangjelizmoit”. Burrat e gratë këndonin e hidhnin valle: Të rinjtë, në çifte e grupe, u binin këmborëve dhe zileve për të ndjekur bubat e gjarpërinjtë, dhe më pas mblidheshin te sheshi e ia merrnin këngës me një iso të shtruar sa ushtonte përroi i vusqeve dhe pylli përballë. Fëmijët niseshin që andej në grupe, të mbuluar me gjethe kulpre, trokisnin në dyert e shtëpive dhe, duke kënduar këngën e ritit të festës, prisnin të zotët ,që dilnin në sofate dhe dhuronin vezë. Ky shesh mblidhte fshatin edhe në mesjavën e qershorit të çdo viti,ku praktikohej riti i zjarreve,të pasuara nga këngë e valle. Djem e vajza mblidhnin dru e shkarpa në pyll, ndiznin zjarre dhe kapërcenin flakët, duke kënduar këngët e riteve për largimin e pleshtave dhe morrave dhe luteshin që muajt e verës të vinin pa to.,
15 gushti, dita e “Panajasë”, mblidhte gjithë fshatin te sheshi i “Shën Mërisë”, pranë pyllit të gështenjave. Liturgjitë brenda mureve të kishës ndiqeshin nga të paktët besimtarë “besnik të Zotit, lartë”, si thoshin muzinjotët e shumtë, që mbushnin sheshin para kishës. Këngët dhe vallet ushtonin tek ai shesh,ku përzihej gjelbërimi i atij peizashi të natyrës me ngjyrat e kostumeve popullore, ku fëshfërima e fustanellave të bardha të burrave kishte ndjesinë e puhizës së flladit që dërgonte pylli i gështenjave, ndersa allaxhatë e grave sillnin ngjyrat dhe aromën e këndshme të luleshqopës. Vajzat dhe djemtë kryqëzonin vështrimet dhe zgjidhnin duart që do të kapnin në vallet, që të krijonin rrathë të tjerë, e kështu të zgjeronin rrathët e valleve të burrave dhe grave.Ndërkaq fëmijëlt hokatarë vraponin e lodronin pa pushim, gjer në perëndim të diellit,kur turmat e njerëzve e linin sheshin në shenjtërinë e tij dhe largoheshin duke kënduar, në pritje të një tjetër dite me punët dhe hallet që ndiqnin jetët e tyre…
Kur pranvera ia linte vendin verës së nxehtë dhe uji i vusqeve shteronte, kroi i fshatit, fshehur në pyllëzimin e përroit që zbret nga kisha e “Shën Mërisë”, priste,në një freski flladitëse, nuset dhe vajzat e reja që merrnin prej tij bashkë me ujin edhe kënaqësinë e takimeve dhe ëmbëlsinë e joshjeve të djemve, që ndiqnin karvanët e kafshëve në rrugëtimin e tyre për te kroi… Në pritje të mbushjes se bucelave me ujin e freskët të burimit, mblidheshin te sheshi i vogël ndanë rrjedhës së ujit vajzat dhe nuset e reja, dhe ia nisnin këngës: “Mos ri silloisuro,bil e nënës/ Ti thëllëz e malito, merja këngës…” pastaj kapeshin për dore dhe hidhnin valle duke kënduar. Zërat e tyre drithërues dhe isoja e shtruar melodioze bashkohej me cicërimat e zogjve në një kor që dëgjohej gjer tutje vreshtave mbi Syrin e Kaltër. Tek ai shesh i vogël, ndanë rrjedhës së ujit që flladitej nga fëshfërimat e gjetheve dhe nga era e lulekulprës,jo vetëm në fëmijërinë time,por në thellësi të viteve, ka vijuar i njëjti ritual i valleve dhe këngëve. Atje kanë lindur dashuritë që mbanin në gji lëngun e jetës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...