Zbardhet vendimi, Shefja e IMT në burg dhe dy inspektorë në kërkim se…”nuk interpretuan mirë vendimin e gjykatës”

- Advertisement -

Eshtë zbardhur vendimi me të cilin Prokuroria e Sarandës kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kryeinspektoren e IMT, Romina Pulaj dhe dy inspektorët në kërkim, Martin Arapi e Nertion Jano, vendim ky që u la në fuqi edhe nga Gjykata. Nuk bëhet fjalë aspak për një nfërtim pa leje, por për “keqinterpretim” të një vendimi të Gjykatës Administrative Gjirokastër. Konkretisht Gjykata me vendimin e datës 24.09.2020 ka vendosur shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit dhënë fillimisht në 14.02.2006 për objektin në fjalë. Por Gjykata në vendim nuk e ka përcaktuar se për cilën firme ndërtimi shtyhej kjo leje. Sipas Prokurorisë duhej nënkuptuar se leja shtyhej pët firmën “Savrikal” e cila e kishte marrë lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçi me firmën e tij “2P-SJ”. Në fakt ky i fundit së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohej objekti. Ata kishin kontraktuar firmën “Savrikal” në vitin 2006 për të ndërtuar objektin por kjo firmë për shkaqe të ndryshme i ndërpreu punimet atëherë. Për këtë arsye në gusht 2020 Papuçi krijon vetë një firmë dhe pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së nfërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij. Pikërisht për këtë Prokuroria akuzon Kryeinspektoren e IMT, Romina Pulaj dhe dy inspektorët Martin Arapi dhe Nertion Jano, se pse nuk kanë interpertuar vendimin e Gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006 dhe jo vetë pronari i truallit që e kishte kontraktuar këtë firmë”. Por edhe pse Prokuroria pretendon se vendimi duhej të intepretohej mirë nga zyrtaret e IMT, pranon se në pikën 5 të vendimit të Gjykatës, përmendet trashëgimtarja pronarit të ndjerë Vangjel Nika, konkretisht vajza e tij Lindita Kondi. Në vendimin e saj, Gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi Lindita Kondi, përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë per fillimin e punimeve”. Pra edhe vete Gjykata Administrative, edhe pse nuk e interpreton se për kë shtyhet leja, për ish firmën e ndërtimit apo për pronarët e truallit, i jep të drejtë zyrtarëve të mendojnë se leja është shtyrë për pronarët, duke përmendur emrin e Lindita Kondit dhe Pando Papuçiut. Madje duket se Kryeinspektorja dhe inspektorët nuk e kanë favorizuar aspak Pando Papuçiun, pasi gjatë zbardhjes së vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit, është faktuar se dy inspektorët Arapi e Jano kanë kryer kontroll në objektin në fjalë ku në datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti 2P-SJ shpk, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje në datë 22.10.2021 me vendim nr.15, Kryeinspektori i IVMT bashkia Sarandë, Romina Pulaj, vendos dënimin me gjobë të subjektit 2P-SJ shpk, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit 2P-SJ shpk, me afat 60 ditor.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...