Vrasja me porosi nga burgu e bosit grek dhe lidhja me shqiptarët

- Advertisement -

Vrasja e bosit grek, Giannis Skaftouros ka sjellë shumë fakte e dëshmi, duke vështirësuar jo pak punën e hetuesve. Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë vrasje dhe mendohet se ekzekutorët kanë qenë profesionistë dhe të paguar për krimin.

Hetuesit deri më tani vlerësoj se porosia për “kokën” e Giannis Skaftouros vjen që nga burgu. Pyetja që i shqetëson hetuesit është nëse personi i panjohur që ka urdhëruar vrasësit shqiptarë të plagosin me thika Skaftouros në burg, është i njëjtë me atë që ka paguar për ta vrarë në Skourta. Për këtë arsye, ata janë në kërkim të “historive” në të cilat Giannis Skaftouros ishte përfshirë në pesë vitet e fundit për të identifikuar motivet që do të çojnë në autorin e krimit.
Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë.
Ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës 54-vjeçare për të paktën tre ditë.
Nuk ishte thjesht rastësi, thonë analistët, që plumbat erdhën nga dy ekzekutorë dhe jo një , siç ndodh zakonisht në vrasjet me pagesë, për t’u përballur me një ose dy truproja që do të ruanin shefin e madh.
I vetmi gabim i vrasësve është se janë lënë gjurmë në tentativën e tyre për t’u arratisur. Kamerat e sigurisë “kapën” atë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...