Vlerësime, dhimbje, kujtime për mjeshtrin Adem Daci

- Advertisement -

Nga Josif Papagjoni dhe Natasha Pipi

Humbja e Mjeshtrit të kitarës, por jo vetëm Adem Dacit ka tronditur zemrat e çdo sarandioti të cilët kanë shfrytëzuar portalet për ti dhënë ngushëllime familjes së tij dhe për ti shprehur lamtumirën e fundit në mungesë se tyre,për të qënë pjesë e ceremonisë mortore që u zhvillua ditën e djeshme në Sarandë në përcjelljen për në banesën e fundit të Adem Dacit. Ata me mesazhet e tyre sjellin, kujtime, dhimbje, vlerësime për figurën e tij. Po sjellim ketu dy mesazhe të dy sarandiotëve që e kanë njohur dhe punuar me të.

Natasha Pipi

Me vjen keq qe po ikin njeri pas tjetrit gjithe figurat e qytetit tone, e qe ne cast harroen, thua se skishin ekzistuar kurre…Ademi dhe gjithe gjenerata e tij qe na mbajten gjalle trurin dhe shpirtin me art, me momente te bukura, qe na bene te kemi nje femijeri dhe rini me te bukur se neper filma, te gjithe keta gjigande te kultures sarandiote, i kane vlerat tek memorja jone, te pavdekshme, kontributi i tyre na ka pasuruar shpirtin dhe gjithmone sa here te kthejme koken me nostalgji nga Saranda jone, aty do te jene te gjalle nder breza. Pavaresisht nga organet apo institucionet, partite apo qeverite, disa njerez kane lindur per tu bere te pavdekshem! Sepse i kujtoj me dhe i respektojme ne! Lamtumire Adem Daci qe ste takova dot , qe me le kujtime qe me mbajne gjalle dhe qe me bejne te me shkelqejne syte si adoleshente edhe ne 45 vjec! Te kerkova sa here erdha ne Sarande, dhe nuk e di si dreqin ste takova dot!

Josif Papagjoni

Adem Daci, kitaristi embleme i estrades se Sarandes, njeriu i urte, me nje butesi prej Permetit nga dhe erdhi ne qytetin tone, iku ne heshtje nga kjo jete. Kur ai erdhi nga Permeti diku ne fillimin e viteve ’70, nje grup dashamiresish te muzikes, aktore e instrumentiste, e rrethuam te skena e Kinoteatrit dhe i kerkuam te luante diçka. Gjer atehere s’kishim degjuar kitare elektrike. Ai e kishte sajuar vete nje te atille. Me magnetin mbi rrethin e kitares se drunjte dhe nje altoparlant te vogel, nisi t’i bjere. Zot i madh çfare tingulli i embel, i rrumbullakosur, si i veshur me nje cohe te bute kadifeje. Une i bija asohere kitares, beja ndonje solo me tim vella, Mitron, por bah!… E pakrahasueshme! Ademi ishte nje magjistar. Nje gisht-bute mbi tela, qe nxirrnin veçse tinguj te embel, te embel… Nje duararte. Dhe pastaj na la pa mend kur ia nisi me nje melodi te njohur, qe luhej asohere, BRUMBULLI. Po çfare gishti kishte ai. Po çfare shpejtesie, dinamike, perkryerje. Vraponte mbi tastjere. Ishte fat per estraden e Sarandes qe ai erdhi aty. E punesuan menjehere. Une kam degjuar shume kitariste, nder ta shume here dhe Alfons Balliçin neper ahengjet me artiste gjate festivaleve te estradave te Shqiperise. Alfonsin e çmonin si me te mirin ne rang republike per lojen e tij te shpejte, por ama Ademi ishte tjeter gje, edhe i shpejte edhe, sidomos, i embel. Tingulli i tij qe i veshur, jo i thate apo i vrazhdet. Dhe pas Alfonsit nuk besoj se Shqiperia e asaj kohe ka pasur kitariste me te mire se Adem Daci.Ademi u be instrumentisti vip i estrades se Sarandes, mjeshtri i ekzekutimit te partiturave te veshtira dhe sa here bente solo ne kitare ne premiera te shumta, ishte e pamundur pa marre bis nga spektatori. Sakaq, ai kompozoi edhe shume kenge te bukura dhe u be nga muzikantet e padiskutueshem te Sarandes. Kitaren e Ademit e kam ende ne vesh, gishti i tij mbi tela ende vibron mbi fijet muskulore te dores sime. Por me shume kam ne zemer natyren e tij te bute prej njeriu te urte, te pabezajte, nje qytetar i vertet, nje mik e shok qe iku ne paqe, me nje emer mjeshtri, rrethuar nga tinguj e akorde te embel kitare.

I lehte dheu i dashur Adem, i parajses qofsh, aty ku muzika e yjeve shpirtit tend prehje do t’i jape!…

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...